Ballina Lajmet Kosovë KPK refuzon rikthimin e prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje në vitin 2022

KPK refuzon rikthimin e prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje në vitin 2022

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb për t’u rikthyer në sistemin prokurorial të Kosovës.

Ish-prokurorët serbë kishin kërkuar që t’u mundësohej rikthimi në vendet e tyre të punës, pasi kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në veri të vendit.

Kësisoj KPK-ja dërgoi tek Presidentja emrat e pesë prokurorëve për lirim nga detyra.

Po ashtu, në këtë takim, Këshilli shfuqizoi vendimin për pezullimin e pagave për prokurorët dhe stafin mbështetës serb.