KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje merr 50,28 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Sipas të dhënave përfundimtare të KQZ-së, përqindja e daljes në zgjedhje ka qenë 48,78 për qind.

Nga ky numër i votuesve, Lëvizja Vetëvendosje ka mbi 438 mijë vora ose 50,25 për qind.Partia Demokratike e Kosovës ka mbi 148 mijë vota, apo 17 për qind.Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbi 110 mijë vota ose 12,73 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbi 62 mijë vota ose 7.12 për qind, ndërsa Lista Serbe ka 5.09 për qind.