KQZ: Deri në ora 11:00 votuan mbi 4 mijë votues nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 11:00, kanë votuar 4 mijë e 390 apo 21.60 për qind e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Sipas KQZ-së shtetet me numrin më të madh të votuesve janë nga Gjermania dhe Zvicra.

Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të nisë në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 20,324 votues.