KQZ: Në balotazh votuan 38.10 përqind e votuesve

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave votuan 38.10 përqind e qytetarëve me të drejt vote në 19 komuna. Ndërsa, të gjitha vendvotimet, ajo tha se janë mbyllur me kohë.

Derisa, procesi i votimit, Daka theksoi se ka shkuar mirë dhe pa raportimin e ndonjë parregullsie e cila do ta dëmtonte procesin e zgjedhjeve.

“Në bazë të të dhënave të dërguara nga qendrat e votimit të gjitha janë mbyllur me kohë dhe 99.83 përqind të vendvotimeve të të thënave që janë procesuara deri më tani dalja e votuesve në zgjedhje është 516 mijë e 573 votues apo 38.10 për qind e votuesve. Krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve më 22 tetor në këto komuna deri në të njëjtën kohë kanë votuar 594 mijë e 339 votues, apo 43. 70 përqind e votuesve. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur se procesi i votimit ka kaluar qetë dhe pa raportime për ndonjë parregullsi që do ta cenonte integritetin e këtyre zgjedhjeve”, tha Daka.

Daka ka falënderuar të gjitha institucionet që kanë qenë të angazhuara për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Nga ora 19:00, Daka shtoi se po vazhdon rrjedhja e afatit për paraqitjen e ankesave.

Ndërsa, rezultatet preliminare, Daka tha se do të shfaqen në faqen zyrtare të KQZ-së, e jo në konferencë për media