Krasniqi në radarin e klubeve nga La Liga dhe Seria A

Në janar ish-sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi bëri një hap plus në karrierën e tij, duke u transferuar në Rumani te klubi i CFR Cluj, me të cilin ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në kampionat.

Megjithatë sfida ku 24-vjeçari spikati ishte në Conference League kundër Lazios, që u mbyll me fitoren 1-0 të italianëve.

Sipas raportimeve nga mediet italiane interes për kosovarin kanë shfaqur Sassuolo, Udinese, Genoa, Fiorentina dhe Mallorca.

Me një interes të tillë në drejtim të sulmuesit me siguri pritet që Cluj ta çojë të paktën një milionë euro vlerën e kartonit të Krasniqit, duke ditur që kanë kontratë deri në 2026-ën me të, duke bërë që gara mes klubeve në fjalë të jetë e fortë.