Kremlini: Bllokimi i avionit të ministrit të Jashtëm rus “akt armiqësor”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se bllokimi i avionit të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov nga disa vende evropiane ishte një “akt armiqësor”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetarët në Moskë, Peskov komentoi anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm rus në Serbi, pasi Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk lejuan kalimin e avionit të Lavrovit.

Lidhur me hapat e ndërmarra nga vendet në fjalë, Peskov tha: “Veprime të tilla armiqësore kundër vendit tonë dhe përfaqësuesve të lartë të vendit tonë sigurisht që mund të shkaktojnë disa probleme, mund të çojnë kalendarin e këtyre kontakteve në një kohë të mëvonshme”.

Ai tha se këto veprime nuk do të ndikojnë në kontaktet mes Rusisë dhe vendeve të tjera. “Ne besojmë se këto veprime armiqësore nuk do ta pengojnë vendin tonë që të vazhdojë kontaktet me këto vende, veçanërisht me vendet mike si Serbia”, tha Peskov. /aa