Krijuesi i Fortnite Epic fiton betejën gjyqësore ndaj Google

Juria vendosi në favor të Epic unanimisht ndërsa rasti kundërshtoi komisionet 30 përqind të transaksioneve që Google vendos mbi zhvilluesit e aplikacioneve Android.

Krijuesi i video lojës shumë popullore Fortnite ka fituar një betejë gjyqësore në SHBA kundrejt Google me jurinë e cila vendosi se gjiganti i kërkimit ka operuar një monopol.

Epic Games paditi Google në gjykatë në 2020-ën duke e akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka përdorur popullaritetin e dyqanit të aplikacioneve në dëm të rivalëve.

Qindra miliona njerëz e përdorin Google Play Store për të shkarkuar dhe instaluar aplikacione për smartfonët Android.

Google tha se do të apelonte vendimin.

“Android dhe Google Play ofrojnë më shumë zgjedhje dhe liri se çdo platformë tjetër madhore mobile,” tha Google.

Juria vendosi në favor të Epic unanimisht ndërsa rasti kundërshtoi komisionet 30 përqind të transaksioneve që Google vendos mbi zhvilluesit e aplikacioneve Android.

Gjiganti i teknologjisë e bën të detyrueshëm përdorimin e sistemit të tij të pagesave kur aplikacionet instalohen përmes Play Store. Vendimi në favor të Epic mund tu japë zhvilluesve më shumë kontroll mbi mënyrën sesi shpërndahen aplikacionet e tyre dhe sesi bëjnë para prej tyre.

Google Play Store është një prej dyqaneve më të mëdha të aplikacioneve në botë dhe konkurron drejtpërdrejtë me App Store.

Sistemi operativ Android fuqizon rreth 70 përqind të smartfonëve në mbarë botën sipas Epic Games dhe 95 përqind e aplikacioneve Android shpërndahen përmes Play Store.