Krijuesi i Fortnite në krizë, shkurton 16 përqind të fuqisë punëtore

Përmes një memoje drejtuar stafit, Epic tha se është përpjekur të shkurtojë kostot ndërsa ende vijon të shpenzojë më shumë sesa të fitojë.

Epic Games, krijuesi i lojës Fortnite, një prej video lojërave më të suksesshme në botë, vendosi të shkurtojë 870 vende pune, ose 16 përqind të fuqisë punëtore.

Gjithashtu ka vendosur të shesë Bandcamp, sajtin e muzikës online që e bleu vitin e kaluar. Përmes një memoje drejtuar stafit, Epic tha se është përpjekur të shkurtojë kostot ndërsa ende vijon të shpenzojë më shumë sesa të fitojë.

“Kemi arritur në përfundimin se vetëm shkurtimet janë zgjidhja e kësaj krize dhe duke u bërë në këtë moment mund të stabilizojmë financat tona,” tha CEO Tim Sweeney.

Ai tha se Bandcamp do ti bashkohet Songtradr, një kompani e shitblerjes së muzikës. Epic ka zyra në mbarë botën ndërsa loja e saj popullore ka 400 milionë përdorues.

Epic njihet edhe për motorin e saj gaming, Unreal Engine, që fuqizon disa prej titujve më të suksesshëm përfshirë Fortnite dhe Gears of War.