Krimet jo thjesht serbe ndaj muslimanëve në Ballkan: mos e di gjë Ben Blushi se kush ja vrau të birin 6-vjeçar me snajper kësaj nëne?

Adnan Popovac ishte gjashtë vjeç kur u vra në Hrasnica, pranë Sarajevës, në shtator 1994 nga një plumb snajperi i qëlluar nga një pozicion i të ashtuquajturës Ushtria e RS (VRS).

Vrasjet brutale të civilëve, veçanërisht fëmijëve, gjatë rrethimit të Sarajevës janë rikthyer në fokus pasi mediat italiane raportuan se Zyra e Prokurorit në Milano ka nisur një hetim për të ashtuquajturit “snajperët e fundjavës”, një rast i njohur më mirë si “Safari i Sarajevës”. Këta ishin “turistë snajperë” të cilët, gjatë agresionit kundër Bosnjës në vitet 1990, paguan dhjetëra mijëra dollarë për të qëlluar civilë të pafajshëm në Sarajevën e rrethuar – hetimi u nis pas një ankese të paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari Ezio Gavazzeni dhe ish-gjyqtari Guido Salvini.

U vra ndërsa tezja e tij e mbante për dore

Për Fatima Popovac, nënën e Adnanit, kujtimi i momentit kur djali i saj u vra brutalisht 31 vjet më parë hap një plagë që nuk është shëruar kurrë. Ajo kujton se si atë mëngjes fatal shtatori, motra e saj Munira i çoi Adnanin dhe motrën e tij më të vogël Arnela në një dyqan lokal, duke dashur t’u blente disa ëmbëlsira në qetësinë nga bombardimet. Vajza e vogël ishte në krahët e saj ndërsa Adnanin e vogël e mbante për dore.

“Sapo ajo u largua, ndjeva se një plumb kaloi pranë veshit tim. Heshtje… Njerëzit ishin fshehur pas qosheve dhe të shtënat vazhdonin ende. E thirra burrin tim, por ai nuk pëgjigjej. Dëgjova një fqinj të thoshte se një farë Dado ishte plagosur. Thashë: ‘Nuk është Dado, është Ado im’”, kujton Popovac.

Një plumb vdekjeprurës snajperi e kishte goditur të voglin nën syrin e djathtë ndërsa tezja e tij po i mbante dorën.

“Adnani ishte një fëmijë i mrekullueshëm dhe inteligjent”, thotë nëna e përlotur ndërsa tregon emrin e tij të gdhendur në Monumentin e Fëmijëve të Vrarë të Sarajevës së Rrethuar. Me sy plot lot ndërsa ajo i mëson Fatihanë(sure në Kuran), ata konfirmojnë se dhimbja e nënës nuk ka pushuar kurrë dhe nuk do të ndalet.

“Vajza ime e vogël dhe motra ime mbijetuan. Allahu më shpërbleu me një djalë, sot kam një djalë, një vajzë dhe dy nipër e mbesa. Falënderoj Allahun, shpresoj për mëshirën e Zotit dhe që Adnani im ta presë nënën e tij në Xhenet”, thotë Fatima.

Kur e pyet se si reagon ndaj faktit që historia e “vrasësve të fundjavës” që u paguan për të vrarë civilë gjatë rrethimit të Sarajevës është rikthyer sot, Popovac përgjigjet se nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë lloj njerëzish janë ata: “Pse po i fshehin këta përbindësha? Kujt i intereson që kjo të mos zbulohet? Njerëz të fuqishëm të botës që erdhën për të na vrarë… Si ata që i lejuan ta bënin këtë, ashtu edhe ata që e bënë duhet të ndëshkohen”.

Kur e pytet nëse, si nënë, i bën vetes pyetjen dilematike se si është e mundur që dikush ta vrasë fëmijën e saj “për qejf”, ajo përgjigjet:

“Sigurisht që po pyes. Nuk mund ta imagjinoj që dikush në formë njerëzore ta ketë bërë. Do të doja ta shihja atë përbindësh, si duket, si ka diçka njerëzore në të? Të vrasësh fëmijën e dikujt… Çfarë faji ka një fëmijë gjashtëvjeçar? Të vrasësh fëmijën e dikujt për qejf, është e pakuptueshme për mua. Askush nuk mund ta shpjegojë.”

Lajmi se prokuroria në Itali ka nisur një hetim për rastin “Sarajevo Safari” është ende një shkëndijë shprese për të.

“Ne i besojmë Allahut para së gjithash. Por ka disa indikacione, disa njerëz të mirë kanë filluar të hetojnë. Shpresojmë që Allahu do t’u hapë rrugën për të zbuluar se kush janë këta njerëz midis nesh. Që dikush të argëtohet duke vrarë një fëmijë, kjo është e paimagjinueshme. Mendja normale nuk mund ta mendojë këtë,” thotë Popovac. “Do të doja që e vërteta të dihej, që ato përbindësha të zbuloheshin”.

Në fund, ajo thotë: “Ajo që më mban gjallë është se të gjithë do të dalim para Zotit dhe se e vërteta do të dalë një ditë, në këtë botë ose në tjetrën”.

Ja, këto janë krimet ndaj muslimanëve, ndaj të cilëve këta të fundit nuk kanë bërë kurrë ndonjë krim.

Dhe si Bosnja dje, është Gaza sot. Ajo që i bashkon gjenocidistët janë mitet e gënjeshtra racore e pronësore mbi tokën ku jetojnë muslimanët, si dhe metodat mizore ndaj tyre. Dhe më mizore është nuk është hakmarrje, pasi nuk kanë për çfarë të hakmerren. Për aq sa janë sunduar nga muslimanët, jeta e tyre ka qenë vetëm paqe, e dëshmuar kjo qartë në histori. Ndërsa ata nuk e kanë për gjë të vrasin dhe fëmijë, duke u justifikuar madje dhe me referenca bliblike. Sigurisht, Ben Blushi nuk shkruan kurrë për to! /tesheshi