KRU “Prishtina” paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagje të Prishtinës

Disa lagje në Prishtinë mund të mbesin pa ujë si pasojë e shpërthimit të një gypi të Badocit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media KRU “Prishtina”, e cila ka bërë të ditur se për shkak të intervenimit lagjet Mati 1, rruga “Muharrem Fejza”, disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes “Bregu i Diellit” mund të mbesin pa ujë.

Ky është njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”

Si shkak i një rrjedhje uji në gypin e Badocit me diametër fi 630 mm, në rrugën “Shaqir Igrishta” , ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes.

Si shkak i këtij intervenimi, pa ujë të pijshëm mund të mbesin disa objekte të zonës së  Mati 1, rruga “Muharrem Fejza” , disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ( tash për tash ka furnizim me ujë , por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërpremë furnizimin me ujë për zonat e lartcekura).

Deri në sanimin e defektit kërkojmë mirëkuptim!