Kryeavokati turk: Nuk e përkrahi Erdoganin, por ta dini se organizata e Gylenit është e rrezikshme (Video)

Një jurist me përvojë të madhe në Turqi, ka thënë sot se Fetullah Gulen dhe organizata e tij Feto, të cilës i përket edhe Hakan Shukur, janë të rrezikshme.

Sipas kreut të odës së avokatëve turq, Metin Feyzioglu, duhet pasur kujdes shtetet ku vepron “Gulistani”.

Duke deklaruar se as vet nuk pajtohet plotesisht me qeverisjen e Erdoganit, Feyzioglu thotë se dëmi qe vjen nga FETO është shumë më i madh, dhe se asnjë vend nuk duhet lejuar që FETO të zhvilloj aktivitet politik duke u fshehur pas shkollave.

Madje, duke njohur strukturen e organizates, Feyzioglu tregoi se si nxenesit e mire dhe te suksesshem shndërrohen në mercenar të organizatës, duke qenë se kanë përfitime dhe arrijnë në pozita të larta. /MESAZHI/