Kryediplomati rus viziton Kinën

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov mbërriti në Kinë për një vizitë zyrtare dyditore, transmeton Anadolu.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë, gjatë qëndrimit në Pekin, Lavrov do të zhvillojë takime me homologun e tij kinez Wang Yi për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë marrëdhëniet dypalëshe, luftën në Ukrainë, situatën në rajonin Azi-Paqësor dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare, si në OKB dhe G20.

Për Rusinë, Kina është bërë partneri tregtar me rritjen më të shpejtë, pasi Rusia është goditur me sanksione që i mbyllën qasjen në tregjet dhe financat perëndimore, pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Lavrov vizitoi Pekinin për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar.