Turqia beson se vazhdimi i procesit të zhvilluar përmes bisedimeve të Stambollit për luftën Rusi-Ukrainë do të ishte shumë i dobishëm, tha sot ministri i Jashtëm Hakan Fidan, transmeton Anadolu.
“Unë besoj se do të ishte shumë e dobishme që bisedimet e Stambollit të ndërmjetësuara nga Turqia për luftën Rusi-Ukrainë të vazhdojnë nën të njëjtën kornizë”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media në Kiev me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.
Fidan paralajmëroi gjithashtu kundër përhapjes së konfliktit më tej në Detin e Zi.
“Ne nuk duam që lufta të bartet në Detin e Zi”, tha ai duke shtuar se “Synimi i porteve, cisternave dhe anijeve të peshkimit në Detin e Zi dhe vënia në rrezik e jetës së civilëve nuk mund të justifikohet”.
Më tej, Fidan foli edhe lidhur me garancitë e sigurisë në Detin e Zi, duke shtuar se Turqia ka rënë dakord të udhëheq komponentin detar të garancive të sigurisë së Detit të Zi dhe është “në të njëjtën anë me aleatët e saj për këtë çështje”.





