Kryeministri i Kanadasë kërkon ndihmë urgjente për Gazën

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka bërë thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës humanitare “për të shpëtuar jetë” në Gaza, gjatë një takimi me Presidentin izraelit Isaac Herzog në Vatikan të dielën.

Zyra e tij njoftoi se Carney theksoi domosdoshmërinë e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza dhe përsëriti mbështetjen e Kanadasë për zgjidhjen me dy shtete.

Ai gjithashtu kërkoi lirimin e të gjithë pengjeve nga Hamasi dhe u pajtua me Herzog se “Hamasi duhet të dorëzojë armët dhe të mos ketë rol në qeverisjen e ardhshme të Gazës”.

Gjatë vizitës, Carney u takua edhe me drejtoreshën ekzekutive të Programit Botëror të Ushqimit, Cindy H. McCain, duke theksuar ndihmën prej 100 milionë dollarësh që Kanadaja ka dhënë më herët këtë vit për ushqim dhe ndihma humanitare për Gazën. /mesazhi