Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në kuadër të takimit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll.
Gjatë takimit, Sheikh Mohammed shprehu “dënimin dhe kundërshtimin e fortë të Katarit ndaj agresionit izraelit ndaj territorit iranian”, duke e cilësuar atë si “shkelje të sovranitetit dhe sigurisë së Iranit” si dhe si shkelje të ligjit ndërkombëtar, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Katarit.
Kryeministri theksoi gjithashtu nevojën për përpjekje rajonale dhe ndërkombëtare për uljen e tensioneve, duke shtuar se Katari po bën “përpjekje të mëdha” me partnerët e tij për rikthimin në dialog. /mesazhi








