Kryeministri i ri i Australisë, Albanese shpall emrat për kabinetin e tij

Lideri i Partisë Laburiste në Australi, Anthony Albanese, i cili u zgjodh kryeministër i vendit për tre vitet ardhshme në zgjedhjet e 21 majit, ka shpallur emrat për kabinetin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat e vendit, Albanese pasi siguroi numrin e mjaftueshëm për të formuar qeverinë ka shpallur emrat e kabinetit të tij, duke theksuar se kabineti “do të jetë gjithëpërfshirës sa Australia”.

Në kabinetin e Albaneses janë dy ministra muslimanë, Ed Husiç dhe Anne Aly. Husiç pritet nesër të betohet si ministër i Industrisë dhe Shkencës ndërsa Aly, ministre e Arsimit të Fëmijërisë së Hershme dhe Rinisë.

Albanese tha se në kabinetin e tij do të jenë 10 ministra gra, duke theksuar se kjo është e rëndësishme në aspektin e përfaqësimit të grave.

Votuesit australianë më 21 maj votuan për të zgjedhur qeverinë e 47-të që do të qeverisë me vendin në 3 vitet e ardhshme.

Partia Laburiste nën udhëheqjen e Albaneses, arriti fitore zgjedhore kundër qeverisë konservatore prej rreth 9 vitesh.

Partia për herë të parë arriti fitore në zgjedhjet që nga viti 2007. /aa