Kryeministri Kovaçevski uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski përmes video fjalimit ua uroi festën e Bajramit muyslimanëve në Maqedoninë e Veriut.

“Të gjithë pjesëtarëve të besimit islam në vendin tonë, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e festës së madhe fetare myslimane Bajramit”, shkruan Kovaçevski.

Sipas tij, festa e Fitër Bajramit forcon besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe nxit dëshirën për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe solidaritet.

“Fundi i agjërimit dhe shpërblimet që fitohen në muajin e Ramazanit, zbukurojnë besimtarët me shpirtin e durimit, vetëmohimit dhe bujarsië për të ndarë të mirën me anëtarët e familjes, të afërmit, miqtë dhe fqinjët”, shprehet Kovaçevski i cili shton se këto vlera kanë rëndësi të posaçme për krizën aktuale globale” /shenja