Kryeministri Kurti do ta presë Ursula von der Leyen në Kuvendin e Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta takojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit nuk është bërë e ditur se pse ky takim nuk do të zhvillohet në objektin e Qeverisë.

Takimi do të mbahet nga ora 14:05.