Kryeministri pakistanez viziton Rusinë

Kryeministri i Pakistanit do të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, islamofobinë, situatën e fundit në Afganistan dhe bashkëpunimin energjetik.

Kryeministri pakistanez Imran Khan do të zhvillojë sot një vizitë në Rusi.

Khan u largua nga Islamabad këtë mëngjes dhe vizita e kryeministrit pakistanez në Rusi do të jetë e para e këtij niveli që kur ish-kryeministri Nawaz Sharif vizitoi Moskën në prill 1999 për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe të pas mbarimit të Luftës së Ftohtë.

Agjenda e kryeministrit Khan përfshin rishikimin e marrëdhënieve dypalëshe, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, islamofobinë, situatën e fundit në Afganistan dhe bashkëpunimin në energji. /trt