Kryeministri palestinez: Krimet e Izraelit do t’i paraqesim në ICC

Mohammed Istiyye

Kryeministri palestinez Mohammed Istiyye vlerësoi përpjekjet ndërkombëtare për të ndaluar sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Istiyye u prononcua pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Duke shprehur kënaqësinë nga të gjitha përpjekjet ndërkombëtare, veçanërisht nga Egjipti, për të ndaluar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, Kryeministri palestinez tha: “Izraeli ka kryer krime të tilla si vrasja, frikësimi dhe gjenocidi gjatë kësaj lufte të tmerrshme 11-ditore.”

“Izraeli ka ‘shkatërruar’ më shumë se 20 familje në sulmet me të gjithë anëtarët e tij”, tha ai, duke shtuar se krimet e Izraelit kundër grave dhe fëmijëve do t’i paraqesin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

Marrëveshja e armëpushimit e arritur mes Izraeli dhe Hamasit hyri në fuqi në orën 02:00 të premtën me kohën lokale.

Që nga 10 maji, 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza. /trt