Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri spanjoll do të vizitojë Kinën

Kryeministri spanjoll do të vizitojë Kinën

Pedro Sanchez do të qëndrojë në një vizitë katërditore në Kinë, ku do të takohet me kryeministrin Li Qiang the presidentin Xi Jinping.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të vizitojë Kinën në një vizitë zyrtare katërditore duke filluar nga e shtuna, konfirmoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, transmeton Anadolu.

Sipas ministrisë, vizita, e cila do të realizohet me ftesë të kryeministrit kinez Li Qiang, do të përfundojë më 15 prill.

Kjo do të jetë vizita e katërt e Sanchezit në Kinë që nga marrja e detyrës.

Tregtia dypalëshe mes Spanjës dhe Kinës arriti në 50,1 miliardë dollarë në vitin 2024.

Gjatë vizitës, Sanchez pritet të takohet edhe me presidentin kinez Xi Jinping.

Vizita vjen në një kohë kur ekonomitë evropiane dhe aziatike po kërkojnë të stabilizojnë zinxhirët e furnizimit dhe të diversifikojnë partneritetet, ndërsa si Madridi ashtu edhe Pekini kanë sinjalizuar interes për të ruajtur një angazhim të qëndrueshëm diplomatik dhe ekonomik.