Kryeministri turk vazhdon vizitën në Londër

Kryeministri turk Binali Yildirim vazhdoi vizitën e tij në Londër për të dytën ditë.
Yildirim vizitoi të enjten Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO) dhe mori informacion në lidhje me aktivitetet e agjencisë së OKB-së e cila është përgjegjëse për sigurinë dhe sigurinë e transportit detar dhe parandalimin e ndotjes detare nga anijet.
Sekretari i Përgjithshëm i IMO Kitack Lim informoi kryeministrin për punën e agjencisë në një takim privat.
Zëvendëskryeministri Mehmet Simsek, ambasadori i Turqisë në Londër, Abdurrahman Bilgiç dhe ndihmësi kryesor i Yildirimit për politikat e jashtme, Kerim Uras, e shoqëruan kryeministrin.
Yildirim mbërriti në Londër të mërkurën dhe u takua me përfaqësuesit e komunitetit turk të Britanissë para se të merrte pjesë në një konferencë të madhe mbi Somalinë, të organizuar nga OKB.
Ai mbajti takime private me disa kryetarë shtetesh dhe qeverish në Lancaster House, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, Kryeministren britanike Theresa Maj dhe Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ce James Mattis.
Kryeministri turk do të marrë pjesë në një darkë të organizuar në nderim të tij nga ambasadori i Turqisë në Londër, Abdurrahman Bilgiç, dhe do të takohet me përfaqësuesit e shtypit britanik të premten në mëngjes. /MESAZHI/