Kryeministrja italiane diskuton me presidentin amerikan mbi zhvillimet e fundit në Rusi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me fokus mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në Rusi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kryeministria e Italisë thuhet se “Në bisedë fokusi ishte mbi mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në Rusi. Biden pyeti Melonin mbi situatën lidhur me angazhimin e Italisë për bashkëpunimin me Bashkimin Evropian për stabilitetin në Mesdhe dhe Afrikë. Me kujdes të madh u diskutua mbi krizën në Rusi dhe ndikimit të kësaj në praninë e grupit Wagner në Afrikë”.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se Meloni dhe Biden konfirmuan sërish lidhjet e thella mes dy kombeve, qëndrueshmëria e aleancës transatlantike, unitetin e NATO-s, si dhe çështjet që do të trajtohen në Samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Vilnius.