Kryesia merr vendim, nesër mban seancë e jashtëzakonshme

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka marrë vendim që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme të mbahet nesër me fillim prej orës 10:00.

Në këtë seancë, pritet të shqyrtohen projektligjet që lidhen me agjendën evropiane të reformave. ​