Kryetari i Vushtrrisë heq fotografinë e Hashim Thaçit, vendos atë të Hasan Prishtinës (Foto)

Kryetari i sapozgjedhur i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka vazhduar me ndryshimet, duke nisur nga zyra e tij e cila kishte qenë në duart e PDK-së.

Ai jo vetëm që ka hequr derën e zyrës së Kryetarit, por e ka hequr edhe fotografinë e Presidentit Hashim Thaci.

Në vend të tij, ai e ka vënë fotografinë e veprimtarit Hasan Prishtina, i cili vinte nga qyteti i Vushrrisë. /MESAZHI/