Kryhet pagesa e shtesave për 86 mijë fëmijë

Ministri i Financave dhe Trasfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është ekzekutuar pagesa e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor.

Përmes një statusi në Facebook, Murati ka thënë se pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve, ka pasur një fluks enorm aplikimesh.

“Pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve, kemi pasur një fluks enorm aplikimesh. Dhe sot më në fund, pas validimeve të nevojshme, është ekzekutuar pagesa e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor”, ka shkruar Murati në Facebook.

Të gjithë fëmijët që kanë lindur pas 2015-së, nga muaj tetor do të vazhdojnë të marrin nga 10 euro.