Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka njoftuar se është përmbytur nga qindra thirrje nga njerëz që kërkojnë ndihmë mes gjakderdhjes në Gaza ditët e fundit, duke e përshkruar situatën si “të papërballueshme” dhe “përtej kapaciteteve tona për të reaguar”.
Në një deklaratë, ICRC bëri thirrje për “respektim dhe mbrojtje të menjëhershme të civilëve nga të gjitha palët gjatë operacioneve ushtarake të intensifikuara”.
“Duhet treguar kujdes i vazhdueshëm për të kursyer jetën e tyre,” thuhet në deklaratë.