Kur do të arrijë në treg vetura e parë elektrike nga Ferrari?

Kur fansat e Ferrari u përballën me faktin se në “paketën e ofertës” gjendet modeli me katër ulëse, nga prodhuesi italian vjen “shoku” i radhës.

Njeriu i parë i kompanisë, Benedetto Vini, ka konfirmuar ardhjen e një modeli elektrik.

Ai gjatë një interviste dhënë për Top Gear, ka thënës e “do të jetë Ferrari i parë unik”, transmeton Telegrafi.

Në një farë doze ky lajm ishte edhe i pritur, pasi Vini muaj më parë deklaroi se Ferrari mund të zgjerohet paksa si rezultat i motorit elektrik.

“Po punojmë në atë ta mbajmë ‘shpirtin’ e veturës, duke u bazuar në përvojën dhe ekspertizën”, tha Vini pasi “rrodhën” skicat e veturës elektrike.

Shumë pak dihet për këtë model elektrik, por prodhuesi italian flet me qetësi kur bëhet fjalë për këtë model të ardhshëm.

Vetura e parë elektrike e Ferrarit do të arrijë në treg në vitin 2025, e planifikohet që deri më 2030 veturat elektrike të përbëjnë 40 për qind të të gjitha shitjeve të kësaj marke.