Kur serbët sulmuan për Kurban Bajram: Sarajeva kujton ditën kur turneu i Bajramit u kthye në masakër

Bota ka njohur lloj-lloj festash të Bajramit, e ata që e festojnë nuk u kursyen nga situata te dhimbshme të luftës.

Një Kurban Bajram i përgjakshëm ende kujtohet në Sarajevë, ku forcat serbe sulmuan një stadium futbolli duke lënë në vend 11 të pajetë. Ngjarja ka ndodhur me 1 Qershor 1993, kur Sarajeva po digjej nga lufta.

Turneu i futbollit i cili qe bërë për nder të festës së Kurban Bajramit, u bë vendi i fundit ku festuan edhe katër fëmijë, ndërsa 100 të tjerë kishin marrë plagë të rënda si pasojë e hedhjes së raketave.  

Disa qindra burra, gra dhe fëmijët po ndiqnin këtë lojë kur raketa e parë ra në fushën ku po zhvillohej loja. E dyta ra vetëm pak minuta më vonë, duke lënë të pajetë ata që u përpoqën të ndihmojnë viktimat e para.

Ndonëse kurrë nuk u hodh në gjyq për një krim lufte, sulmi erdhi pikërisht në një zonë që ishte e mbrojtur nga OKB-ja.  /Mesazhi.com/