Adoleshenca është ajo periudhë kur njeriu bën kalimin, ose duhet të bëjë kalimin, nga instinktet drejt maturimit. Pra, nga impulset instinktive tek maturimi nëpërmjet logjikës.
Por vallë si do ta bëjë këtë kalim kur në asnjë aspekt nuk i ofrohet asnjë model, formë apo etikë e cila mund t’ia mundësoj këtë kalim?
A si ke dëgjuar këngët?…Me tekstet që kurrë nuk arritën që me fjalët e tyre ti flasin një herë logjikës apo shpirtit, por vetëm sillen rreth instinkteve.
A si ke parë pikturat apo fotot dhe mos të flasim për video tik-tok-u, se si rrallë gjen diçka që të inspiron logjikën apo të frymëzon shpirtin?
A si ke parë programet, Big Brother, Love Story, Përputhen, etj., që garojnë se kush do të degjenerojë më shumë se tjetri.?
A thua vallë e orientojnë një adoleshent drejt maturisë… Fatkeqësisht jo!
——
》Pa u maturuar instinktet, nuk lind logjika e as arsyetimi.
Pa u maturuar logjika, nuk lind etika dhe morali.
》Shkatërrimi i shoqërive fillon me mungesën e moralit, e cila dërgon në mungesën e arsyes, gjë që çon në degradim të njeriut.
Nga: Vladimir Kera








