Kurban Bajrami në Afganistan, xhamitë përplot me besimtarë

Në Afganistanin e prekur nga dhuna dhe konflikti, xhamitë ishin plot adhurues me rastin e festës muslimane të Kurban Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të Kurban Bajramit në Afganistan, ku kohët e fundit janë intensifikuar sulmet, besimtarët nga orët e hershme mbushën xhamitë në qytete të ndryshme.

Konfliktet në Afganistan nuk janë ulur edhe në mes të bisedimeve të intensifikuara të paqes midis qeverisë dhe talebanëve.

Përleshjet u intensifikuan edhe më shumë pas tërheqjes së forcave të huaja të armatosura nga vendi në maj.

Nga gjithsej 407 rrethe në Afganistan, talebanët aktualisht kontrollojnë të paktën 160 nga këto rajone, përfshirë qendrat e tyre më të mëdha urbane. /aa