Kurdët kanë liruar nga burgu rreth 400 pjesëtarë të ISIS-it në Siri

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Mahir Ünal, deklaroi se është konfirmuar informacioni se PYD nga burgu në Rakka, Afrin dhe Deir ez-Zor ka liruar rreth 400 pjesëtarë të DEASH-it me kusht që të luftojnë kundër Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ünal iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në godinën e qendrës kryesore të partisë në Ankara, duke u përqënduar në situatën në Siri.

“Është konfirmuar informacioni se PYD nga burgu në Rakka, Afrin dhe Deir ez-Zor ka liruar rreth 400 pjesëtarë të DEASH-it me kusht që të luftojnë kundër Turqisë”, tha Ünal.