Kurti: Çdo qytetar do të përfitojë nga programi qeverisës

Garantimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave të verbër dhe personave me të pamur të dobësuar, u diskutua në takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Bajramshahe Jetullahu, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti theksoi zotimin Qeverisë që secili qytetar të përfitojë në mënyrë të drejtë e të barabartë nga politikat dhe nga programi qeverisës dhe që mbështetja më e madhe të jetë aty ku janë nevojat më të mëdha.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të organizatave dhe qeverisë sa i përket avancimit të të drejtave të njeriut dhe angazhimin e përbashkët për të rritur barazinë e mundësitë për jetë më të mirë.