Kurti deklarohet për takimin me Vuçiq, tregon se çfarë diskutuan në prani të Merkel dhe Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me takimin që pati sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti theksoi se në takim me Vuçiq të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Në një bisedë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron & Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Twitter.

Poashtu Kurti theksoi se Kosova mbështet marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti.