Kurti flet për thellim të raporteve Kosovë -Turqi, e falënderon ambasadorin për 500 ushtarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në këtë takim është bërë e ditur se është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e thellimit dhe rritjes së bashkëpunimit në sfera të interesit reciprok.

“Kryeministri Kurti i shprehu ambasadorit falënderimin e tij për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve Turk në KFOR, duke cilësuar se kjo i kontribuon sigurisë dhe paqes në Kosovë”, thuhet në komunikatë.