Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Delija

Kryeministri Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Raza Delija, e cila humbi jetën nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani.

Vdekja e saj u konfirmua pak ditë pas vdekjes tragjike nga vërshimet, të bashkëshortit të saj, Shaban Delija.

Në letrën e ngushëllimit, e cila i është dërguar familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy familjarëve në fatkeqësinë natyrore që goditi Gjermaninë.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjej me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit”, thuhet në telegram ngushëllimin e Kurtit.