Kurti: Jemi të angazhuar me FSK-në për tejkalimin e pasojave të vërshimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vdekjes e dy persona si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës.

Kurti ka thënë se lajmin e ka marrë me pikëllim të thellë derisa ka ngushëlluar familjet për humbjen e anëtarëve të tyre.

Kryeministri i ka ngushëlluar familjarët në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin personal, ndërsa të lënduarve i ka uruar shërim të shpejtë.

Ndërkohë, ai tha se Qeveria e Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.