Kurti: Këshilli i BE-së t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian i cili me shumicë votash u shpreh në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Njëkohësisht kryeministri Kurti ka kërkuar nga Këshilli i BE-së t’i japë fund izolomit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

Këto komente Kurti i ka bërë në Twiter.

“Unë e mirëpres votat e sotme të shumicës dërrmuese nga  @Europarl_EN në favor të liberalizimit të vizave për #Kosovën .  @EUCouncil duhet të ndjekin të dy @EU_Comission dhe vullnetin e shumicës së Parlamentit të BE-së dhe të veprojë për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.