Kurti: Kjo e shtunë i rritë shpresat tona

Sot në Kosovë nuk u shënua asnjë vdekje nga Covid-19. Edhe rastet e reja ishin të pakta.

E kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo rrit shpresat tona, megjithatë ka kërkuar kujdes edhe më tutje.

Përmes një shkrimi në Instagram, Kurti ka thënë se  ky përparim i brishtë shumë prej nesh i gjen në pikëllimin e thellë për më të dashurit që humbëm.

“Çdo jetë e humbur nga kjo pandemi, është humbje e jona kolektive”, ka shkruar ndër të tjerash kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti në Instagram:

Sot, kur u bënë dy muaj qëkur Qeveria jonë mori besimin e Kuvendit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton për zero raste vdekjeje nga COVID-19.

Kjo e shtunë i rritë shpresat tona me lakoret që shënojnë rënie të rasteve të reja dhe rritje të numrit të të vaksinuarve dhe të të shëruarve nga COVID-19.

Ky përparim i brishtë shumë prej nesh i gjen në pikëllimin e thellë për më të dashurit që humbëm. Çdo jetë e humbur nga kjo pandemi, është humbje e jona kolektive.

Të qëndrojmë̈ të bashkuar deri në ditën kur lakorja për të cilën do të flasim, do të jetë ajo e buzëqeshjes në fytyrat tona për fitoren ndaj virusit.