Kurti: Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë, pa u zbardhur rasti i Deharit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar në shtatë vjetorin e vdekjes aktivistin, Astrit Dehari.

Kurti, tha se Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Deharit.

“7 vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë e sundimit të ligjit mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje, kryeministri ka thënë që drejtësia, prokuroria, gjyqësore duhet t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet në Kosovë, e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite.

“Drejtësia, prokuroria, gjyqësori duhet t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet në vendin tonë e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite”.

Kurti tha se Dehari ishte aktivist, student dhe patriot shembullor.

“Lavdi jetës dhe veprës së Astritit, dëshmorit tonë të ri, ideali i të cilit do të jetë udhërrëfyes i përhershëm për Lëvizjen tonë”.