Kurti: LVV është për shtyrje të zgjedhjeve lokale

Kryetari i LVV që është edhe kryeministër i vendit, është shprehur se subjekti që ai drejton është për respektim të mendimit të mjekëve dhe për shtyrje të zgjedhjeve.

Kurti thotë se shtyrja duhet të bëhet në mënyrë që të mos ketë valë të re të virusit.

“Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti dëmton subjektin tonë politik. Që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje dhe në të dy këto procese zgjedhore kemi dalë të parët”.

Kurti ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qëndrore.

“Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet vetëm një kandidat por më shumë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm një raund”.

Kurti megjithatë ka thënë se nuk do të imponohet qëndrimi i tyre për shtyrje të zgjedhjeve.

“Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, deklaroi tutje Kurti.