Kurti: Masat e BE-së duhet të largohen para se të shpallim zgjedhjet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian duhet të largohen para shpalljes së zgjedhjeve në veri.

Kurti, në konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë tha se kjo nuk është kushtëzim ndaj BE-së, por është rrjedha logjike e gjërave që duhet të ndodhin.

“Marrëveshja e Bratisllavës duhet të zbatuar. Ne jemi duke përgatitur që të kemi zgjedhje në veri, ndërkaq presim qe masat ndëshkuese të largohen sa më mirë, natyrisht se presim që këto të largohen paraprakisht”, tha ai.

Kurti, i quajti të papranueshme edhe linçimet ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb. Ndërkaq, ai kërkoi reagimin ndërkombëtar ndaj kësaj fushate të egër linçuese, siç tha, të mbështetur nga Beogradi.

Megjithatë, Kurti tha se këto linçime duhet të jenë të papërfillshme nga këta policë.