Ballina Lajmet Kosovë Kurti mbledh sot liderët politikë për të diskutuar krizën institucionale

Kurti mbledh sot liderët politikë për të diskutuar krizën institucionale

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar sot në takim liderët e partive politike për të diskutuar hapat e mëtejmë dhe për të kërkuar një zgjidhje për krizën aktuale politike në vend.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 16:00 dhe tashmë disa parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, në takim do të marrë pjesë kryetari Memli Krasniqi, ndërsa Nisma Socialdemokrate do të përfaqësohet nga Fatmir Limaj. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të jetë Time Kadrijaj, kurse nga përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ende nuk është bërë i ditur.

Kjo iniciativë e Kurtit vjen në një kohë kur procesi i konstituimit të Kuvendit është pezulluar përkohësisht.

Seanca e së premtes është ndërprerë pikërisht për t’i dhënë hapësirë këtij takimi ndërpartiak, ndërsa seanca e radhës është caktuar për të dielën