Kurti ndalon mbledhjen për shkak të iftarit: Ua pranoftë Zoti agjërimin të gjithëve në kabinetin qeverisës

Sot është mbajtur mbledhja e Qeverisë Kurti, ku janë njoftuar masat e reja anti-koronavirus.

Gjatë mbledhjes, Kurti tha se do ndërpritej për shkak të iftarit.

‘’Meqenëse është koha e iftarit, besojmë që mund ta bëjmë një pushim për ata që agjërojnë, ua pranoftë Zoti agjërimin të gjithëve në kabinetin qeverisës të cilët janë duke agjëruar. Pesë minuta dhe rikthehemi më vonë’’, tha Kurti.

Edhe gjatë Qeverisë Kurti 1 ka rastisur të mbaj mbledhje në kohën e ezanit duke bërë kështu që të pauzonte për ca minuta derisa të përfundonte.