Kurti priti në takim Komandantin e ri të KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Së bashku me urimin për detyrën e re dhe mirëseardhjen në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi Gjeneralmajor Ristuccia për zhvillimet në vend, punën e qeverisë dhe synimet e saj, me theks te fusha e sigurisë.

“Falënderues për mikpritjen, Gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes”,thuhet në njoftimin për media.

Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia mori komandën e KFOR-it më 10 tetor. Ai është oficeri i 13-të italian që merr komandën, si Komanda e 27-të e KFOR-it.