Ballina Lajmet Kosovë Kurti takon ambasadorin e Italisë, diskutuan për mundësi të thellimit për bashkëpunim...

Kurti takon ambasadorin e Italisë, diskutuan për mundësi të thellimit për bashkëpunim në biznes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Ambasadori e uroi Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë.

Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve.