Kurti: Vizita e Stoltenbergut në Kosovë demonstron përkushtimin e NATO-s për sigurinë tonë

Sekretari i Përgjithshme të NATO-së Jens Stoltenberg, të hënën do të ketë vizitë në Kosovë.

Kjo sipas kryeministrit Albin Kurit, vërteton se siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n.

“Vizita e ardhshme e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg në Kosovë demonstron përkushtimin e vendosur të NATO-s për sigurinë tonë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.

Sipas Kurtit për ta siguruar paqen Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e kanë këtë mundësi duke ia dhënë statutin kandidat Kosovës që të bëhet anëtarë e NATO-së dhe BE-së.

“Me ekspozimin zyrtar të synimit të Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e statusit të kandidatit Kosovës për në BE- dhe integrimi në NATO”, ka shkruar Kurti.

Reklama

Alarm për riogranizim sulmi, Kurti kërkon nga BE-ja ta dënojnë Serbinë e Radoiçiqin
Lexo po ashtu
Alarm për riogranizim sulmi, Kurti kërkon nga BE-ja ta dënojnë Serbinë e Radoiçiqin
Të dielën, Kurti tha se Rusia po synon të ndezë një vatër krize “në oborrin e Bashkimit Evropian”, me qëllim që, sipas tij, të shpërqendrojë NATO-n.

Kurti konsideron se po vërehet gjithnjë e më shumë “kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale”.

Deklaratat e Kurtit se Rusia dëshiron të nxisë një krizë të re, vijnë disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Moska synon të nxisë konflikt midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. [Së pari kemi pasur] Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky më 15 nëntor.