Kush është Ahmak

Muamer ef. Zukorlić

Isai (a.s.) siç e dini, kishte shumë mrekulli (muxhize) shqisore dhe materiale. ‎
Isai (a.s.) ishte në gjendje t’i shëronte të gjitha sëmundjet e pashërueshme të asaj kohe. ‎Leproza ishte shumë e përhapur, po ashtu edhe sëmundjet e tjera.‎
Isai (a.s.) vetëm i drejtohej Allahut të Plotfuqishëm dhe personi shërohej menjëherë.‎
Muxhizja e tij, gjithashtu, ishte që t’i drejtohej Allahut të Plotfuqishëm, dhe i vdekuri të ‎ringjallej. ‎
Mirëpo, transmetohet se ai nuk ka mundur ta shërojë ahmakllëkun. Ahmakut nuk ka ‎mundur t’i bënte asgjë. ‎
Dhe, a e dini çka është ahmaku?
Ahmaku nuk është as i çmendur,
as plotësisht ‎budalla,
por vetëm pak budalla.‎
Dhe kjo është më keq sesa i çmendur ose plotësisht budalla, përkatësisht, kjo është më ‎e keqe se çdo lloj tjetër i devijimit të mendjes. Dhe kjo është të jesh vetëm pak budalla. ‎Kjo është e papërmirësueshme. Këtu nuk ka ilaç.‎
Ja, shikoni përreth jush.
E shikoni dikë, ju duket normal, konsiderohet edhe i mençur: ‎funksionon, punon, fiton, ti i flet atij, i flet, i flet dhe pikërisht kur mendon se të ka ‎kuptuar, dhe ai nuk bën asgjë.
Ky është ai milimetri që kalon mbi të.‎
Dhe ti nga fillimi, përpiqesh përsëri t’ia shpjegosh të gjitha nga fillimi.
Ti i ofron atij ‎prova, racionale, materiale, të prekshme, të paprekshme, logjike, psikologjike.‎
Dhe mendon se ka kuptuar – kur ai përsëri asgjë!‎

Nga: Myftiu Muamer ef. Zukorlić
Perkthyer nga: Prof. Miftar Ajdini