Sfida e Teheranit për hetime dhe ajo që pretendoi edhe Tucker Carlson ditë më parë
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha të dielën se Teherani është gati të formojë një komision të përbashkët hetimor me vendet rajonale për të përcaktuar natyrën e objektivave që u sulmuan dhe nëse ato ishin të lidhura me Shtetet e Bashkuara.
Në një intervistë me gazetën The New Arab (Al-Araby Al-Jadeed), e cila do të publikohet e plotë më vonë të dielën, Araghchi tha se sulmet e kryera nga Irani kishin për qëllim bazat dhe interesat amerikane në rajon, si pjesë e përgjigjes së Teheranit ndaj sulmeve të nisura kundër Iranit nga ato baza.
Ministri deklaroi se Teherani kishte marrë informacione që tregonin se SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme nga vende specifike kundër vendeve arabe.
“Deri më tani nuk kemi synuar asnjë zonë civile ose banimi në vendet e rajonit”, shtoi ai.
SHBA-ja dhe Izraeli, dronë iranianë imitues për sulme
Komanda e Përbashkët Ushtarake e Iranit lëshoi një deklaratë duke pretenduar se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po përdorin kopje të dronëve iranianë për të kryer sulme ndaj vendeve fqinje, me këto sulme që duket se janë përgjegjësi e Teheranit.
Deklarata thotë:
“Armiku po përdor kopje të dronëve iranianë për të sulmuar fqinjët me qëllim që t’ia kalojë përgjegjësinë Iranit”, raportuan mediat shtetërore.
Teherani përdor rregullisht termin “armik” për t’iu referuar SHBA-së dhe Izraelit, të cilët, sipas Iranit, kryen sulme në territorin iranian përsëri më 28 shkurt.
Dokumenti thotë se kopjet e dronit iranian Shahed-136, i njohur edhe si LUCAS, u përdorën për të sulmuar “objektiva jo-thelbësore në vendet e rajonit”, duke përfshirë Turqinë, Irakun dhe Kuvajtin.
Komanda e Përbashkët Ushtarake e Iranit shfrytëzoi rastin për t’u bërë thirrje edhe një herë vendeve të rajonit për besim dhe bashkëpunim.
Kujtomë se aludimin e parë për sulme të kamufluara amerikano-izraelite mbi vendet arabe, me qëllim futjen në luftë të Iranit me to, u bënë nga gazetari deri dje pro izraelit Tucker Carlson, tashmë me “sy të hapur” e ndryshim të ndërruar ndaj shtetit sionist. /tesheshi




