Kuvajt, Gjykata Kushtetuese anulon zgjedhjet parlamentare

Gjykata Kushtetuese e Kuvajtit anuloi zgjedhjet e fundit parlamentare dhe rivendosi përbërjen e mëparshme parlamentare të vendit të Gjirit, transmeton Anadolu.

Opozita fitoi shumicën në zgjedhjet e shtatorit 2021 dhe fitoi 28 vende në Asamblenë Kombëtare nga gjithsej 50 përfaqësues.

Megjithatë, siç raporton agjencia e lajmeve KUNA, Gjykata Kushtetuese shpalli zgjedhjet të pavlefshme dhe se përbërja e mëparshme e Kuvendit duhet të kthehet në parlament.

Vendimi përmendi mospërputhje në dekretin për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare në vitin 2020.

Autoritetet e Kuvajtit nuk kanë komentuar ende vendimin.

Në vitin 2020, parlamenti u shpërnda me dekret të Princit të Kurorës, Sheikh Meshal al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, mes një mosmarrëveshjeje midis qeverisë dhe asamblesë.